E ftuar në “Vila 24” me moderatoren Anila Çela, mjekja Matina Çobo zbuloi se përdorimi i parfumeve në mënyrë të gabuar mund të ndikojë negativisht në shëndet.
Sipas mjekes, shumë njerëz kanë zakon të hedhin parfum në zonën e gushës një praktikë që mund të jetë e dëmshme për personat me probleme hormonale, me tiroiden apo me sëmundje autoimune.
“Një nga zakonet tona është të hedhim parfum në zonën e gushës, por për njerëzit që kanë probleme hormonale, me tiroiden apo probleme autoimune, kjo zonë duhet shmangur. Veçanërisht tiroidja ka aftësinë të përthithë metalet e rënda më shumë, ndaj është më mirë ta evitojmë këtë pjesë, pasi edhe parfumet përmbajnë përbërës kimikë dhe sintetikë, të prodhuar në mënyrë industriale,” – shpjegoi mjekja.
Ajo theksoi se aromat mund të përdoren, por me kujdes, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me lëkurën në zonat ku gjenden gjëndra të ndjeshme si tiroidja.
