Deputeti i PD, Gjin Gjoni, theksoi se maxhoranca ka shkelur nenin 117 të rregullores së Kuvendit, ku sipas tij, nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të japin mendimin e tyre në lidhje me programin qe qeverisë.

Ai tha se ky rast nuk ka ndodhur në asnjë legjislaturë të mëparshme.

Gjoni: Jo se ne do të shkarkojmë Peleshin sepse ju numrat i keni. Ajo është për të realizuar dhe për të evidentuar përpara të gjithë njerëzve shkeljet e rregullores. Dhe këtu nuk janë pak nene me të drejtë që z.Kaso i përmendi.

Me rast se parlamentarizmi fillon me një shkelje kaq të rëndë, në Shqipëri nuk mund të ketë më parlamentarizëm më. Këtu është themeli i gjithçkaje. Në rast se deputet e opozitës nuk lejohen të prezantojnë qëndrimet e tyre qoftë sipas rregullores të neni 117 të rregullores. Ku çdo deputet ka të drejtë të japë mendimet e veta. Por edhe në programet e qeverisë nuk ka ndodhur në asnjë legjislaturë që në kohën e monizmit.

Që deputetët të mos lejohet të shprehin opinionet e tyre lidhur me programet e qeverisë. Kështu që në datën 19 shtator është marrë është dorëzuar dhe është marrë këshilli i legjislacioneve. Kështu që në këtë pikëpamje unë them ajde të gjejmë një mënyrë që të jetë e ngjashme për të gjitha palët, por nuk mundet të shkojmë të caktojmë dhe të thotë kryetari i komisionit kë mendorni ju që të jenë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb