Legjenda italiane, Fabio Cannavaro është emëruar zyrtarisht si trajner i Uzbekistanit. Së fundmi, është arritur gjuha e përbashkët mes palëve, me përfaqësuesen e njohur që ka konfirmuar akordin.

Cannavaro do të udhëheqë përfaqësuesen aziatike në përgatitjet për debutimin në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

“Federata e Futbollit të Uzbekistanit ka nënshkruar kontratë me Fabio Cannavaron – një specialist të njohur, pjesëmarrës tri herë në Kupën e Botës, kampion bote në vitin 2006 dhe një nga mbrojtësit më të mirë të epokës moderne.

 

 

Trajneri italian do të drejtojë kombëtaren tonë në përgatitjet për Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb