Ndeshja e Serie A midis AC Milan dhe Como do të luhet në Australi, në stadiumin Optus në Perth.  Vetë organi evropian i futbollit, UEFA bëri me dije lajmin, për  ndeshjen e 8 shkurtit 2026.

Kjo është hera e parë që një ndeshje e Serie A luhet jashtë Italisë, megjithëse tifozët italianë janë tashmë mësuar me “shtegtime” të tilla, duke pasur parasysh edicionet e ndryshme të Superkupës së Italisë të zhvilluara në Arabinë Saudite, Katar, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Organizatorët australianë thuhet se kanë vënë në tavolinë një shumë marramendëse prej 12 milionë eurosh, 4 milionë euro për ndeshjen dhe 8 milionë euro që do të ndahen midis klubeve të përfshira dhe Ligës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb