Golashënuesi rekordmen i Holandës, Memphis Depay, humbet ndeshjen e parë të kombëtares, pasi raportoi se i ishte vjedhur pasaporta në Brazil.

Lojtari i Corinthians duhej të kishte udhëtuar për në Holandë të dielën në mbrëmje, por diçka e tillë ishte e pamundur.

Para ndeshjes kundër Maltës të enjten dhe atë në shtëpi kundër Finlandës të dielën, trajneri i holandezëve, Ronald Koeman foli për Depay.

“Kjo është për të ardhur keq, kryesisht për Memphisin, por edhe për ne. Natyrisht, të gjithë duan të fillojnë përgatitjet me një skuadër të plotë.

Shpresojmë që ai të mund të udhëtojë për t’u bashkuar me ne, sa më shpejt të jetë e mundur”- tha Koeman.

Dopieta e Depay kundër Lituanisë muajin e kaluar bëri që ai të kalonte Robin van Persie dhe të bëhej golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Holanda me 52 gola në 104 paraqitje.

Holanda kryeson Grupin G kualifikues për shkak të diferencës së golave ​​përpara Polonisë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb