Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në Log  ka deklaruar se vetëm në 3 muajt e fundit një trupë gjykuese në Apel është kërcënuar dhe nuk është reaguar, Valdete Hoxha.

Duke folur për ngjarjen e rëndë të ditës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, Lala tha se dhe një tjetër gjyqtar, Fatri Islamaj, po ashtu është kërcënuar, por sërish s’ka patur asnjë reagim.

“Askush s’e ka vënë ujin në zjarr. Policia e Shtetit nuk e ka bërë detyrën për ta parandaluar” , tha Lala duke shtuar se sot duhet të kishte një zinxhir dorëheqjesh që nga ministrja e Brendshme dhe drejtori i Policisë së Shtetit.

“Ky është krimi më i rëndë që ka ndodhur. Vetëm 500 metra larg zyrës së Ilir Prodës ka ndodhur ngjarja, që do të duhet të ishte zona më e sigurt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb