Sllovakia po përgatit një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën, e cila përfshin ndihmë në inxhinieri dhe çminim.

Ministri Sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinak e deklaroi këtë gjatë fjalimit të tij hapës në Forumin e Tretë Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (DFNC3) në Kiev.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se unë dhe Ministri Šmygall sapo kemi nënshkruar një memorandum mbi paketën e 14-të të ndihmës, e cila përfshin ofrimin e ndihmës nga Sllovakia për Ukrainën në inxhinieri dhe çminim”, tha ai.

Kalinak theksoi se ndodhej në Kiev për të punuar me homologun e tij ukrainas, Denys Shmygal, për të zgjeruar bashkëpunimin tashmë gjithëpërfshirës në mbrojtje dhe për të identifikuar projekte të mundshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb