Raundi i parë i bisedimeve midis Hamasit dhe ndërmjetësve – Egjiptit, Katarit, SHBA-së – përfundoi në një “atmosferë pozitive”, raportuan mediat shtetërore egjiptiane herët sot.

Sipas Al Qahera News, një rrjet televiziv që konsiderohet i afërt me inteligjencën egjiptiane, bisedimet pritet të vazhdojnë sot në Sharm el-Sheikh, përsëri midis Hamasit dhe ndërmjetësve. Një delegacion izraelit mbërriti atje dje, të hënën.

Bisedimet bazohen në një plan 20-pikësh të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të liruar pengjet izraelite të mbajtura në Rripin e Gazës , në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në Izrael.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb