Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se prona për të cilën u mbajt seanca e djeshme në Gjykatën e Apelit, në përfundim të të cilës u vra gjyqtari Astrit Kalaja, nuk ka qenë në pronësi të bashkisë.

Sipas tij, në bazë të ligjit kjo pronë detyrohej t’i kthehej pronarëve ose në të kundërt ata përfitonin qira deri në momentin e kthimit të pronës.

“Ndërtesa nuk ka qenë pronë e bashkisë. Sipas ligjit nëse qytetari paguan privatizimin shteti është i detyruar ose të paguajë qera me vlerë tregu për të gjithë kohën që nuk i kthen pronën, ose t’i kthejë menjëherë pronën. Megjithatë nuk mund të flas sepse nuk di asgjë për dosjen.
Di që gjyqtari nuk mund të vritet. U vra në sy të të gjithë popullit shqiptar në mënyrën më makabre. Nuk është vetëgjyqësia zgjidhja, shfryn inatet por nuk të ardhme”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: