Familjet e pengjeve izraelitë në Gaza kanë propozuar presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes.
Në një letër drejtuar Forumit të Familjeve të të Kapurve dhe të Zhdukurve, që përfaqëson shumicën e familjarëve të të rrëmbyerve në Izrael, theksohet roli vendimtar i Trump në negociatat për lirimin e tyre.
“Që nga momenti i betimit të tij, ai na solli dritë në momentet tona më të errëta,” thuhet në njoftim, duke shprehur mirënjohjen për lirimet e shumta, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, që u bënë falë ndërmjetësimit të SHBA-së gjatë periudhave të armëpushimit.
Forumi vlerëson se plani i plotë i Trump, aktualisht në diskutim, është propozimi më serioz dhe gjithëpërfshirës për lirimin e të gjithë të mbeturve dhe për përfundimin e luftës.
“Për herë të parë pas muajsh, jemi optimistë se makthi ynë do të marrë fund,” thuhet në letrë.
Megjithatë, letra nuk është një nominim zyrtar për Nobel, pasi Forumi nuk ka të drejtë institucionale për të bërë propozime.
Sipas rregullave, nominime mund të bëjnë vetëm anëtarë të një qeverie, profesorë universiteti dhe fitues të mëparshëm të çmimit.
Kjo nismë vjen në një seri përpjekjesh që forcojnë imazhin e Trump si një paqebërës në Lindjen e Mesme.
