Italia do të përballet gjatë muajit tetor me Estoninë dhe Izraelin, në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Tekniku i axurrëve, Gattusso, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, para këtyre ndeshjeve.

“Kundër Estonisë kemi gjithçka për të humbur. Do të jetë një ndeshje e vështirë, ku duhet të vuajmë dhe të punojmë fort. Ka pak presion, por duhet ta përballojmë. Kundër Izraelit, për më tepër, klima nuk do të jetë e lehtë.

“Do të ketë më shumë njerëz jashtë stadiumit sesa brenda, e kuptoj këtë. Por ne duhet të shkojmë në Botëror, pa justifikime.”

Mungesa e Federico Chiesas.

“Me Federicon bëmë një bisedë të gjatë. E di çfarë mendoj për të, por duhet respektuar ajo që ndien lojtari. Ai vetë më tha se nuk ndihet ende 100% dhe ka disa probleme që duhet t’i zgjidhë”- tha Gatusso.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb