Mirela Kumbaro ka njoftuar se kandidati i PS për kryetar të bashkisë në Tepelenë në zgjedhjet e pjesshme do jetë Gramoz Sako.
Më herët detyra e kryebashkiakut të Tepelenës është mbajtur nga Tërmet Peçi, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Pikërisht ky largim i Peçit drejt Parlamentit krijoi vakancën në drejtimin e bashkisë, e cila do t’u drejtohet zgjedhjeve në 9 nëntor së bashku me 5 bashki të tjera.
