Drejtuesi politik i PS në Qarkun Berat , Ervin Demo,  pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste ka deklaruar se Ervin Ceca do të jetë kandidati i përzgjedhur  për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Beratit.

“Kandidati për Bashkinë Berat do të jetë Ervin Ceca . Ka punuar për bankat e nivelit të dytë dhe është një familje e vjetër beratase. Do të punojmë për të mirën e vendit”, u shpreh ai

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb