Kryeministri Mark Carney ka marr së fundi lëvdata nga Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit të së martës në Zyrën Ovale.
Çfarë është vërrejtur nga ky takim, është shmangia e “shpërthimeve” ndaj mos arritjes së një kompromisi lidhur me ngërçin tregtar midis dy fqinjëve të Amerikës së Veriut.
“Në fakt, kemi bërë shumë përparim gjatë muajve të fundit për sa i përket asaj marrëdhënieje”, deklaroi Trump, duke shtuar se e konsideronte Carney-n “një udhëheqës të klasit botëror” dhe një negociator të ashpër.
Në vijim, Carney pas lëvdatave të presidentit amerikan, ka vlerësuar përpjekjet e këtij të fundit për të sjellë paqe në të gjithë botën, përfshirë Lindjen e Mesme.
Gjithsesi, këto komente nga pala amerkane dhe pritja e ngrohtë në Shtëpinë e Bardhë mund të quhen një “fitore” për udhëheqësin kanadez Carney, pasi ai rrezikoi të humbas besimin dhe mbështetjen në Kanada, për shkak të mos arritjes së një marrëveshje për të hequr tarifat ndëshkuese të Trump-it.
Ndër të tjera, në këtë takim mund të analizojmë rolin mbrojtës që Trump u mundua të ruante kundrejt Carney, duke cekur pikërisht shmangiet e pyetjeve që pse Kanadaja dhe SHBA nuk patën një dakordësim për marrëveshje, ndërkohë që BE ia doli të gjente një kompromis me Shtetet e Bashkuara.
