Chelsea po troket përsëri në derën e Barcelonës. Pas përpjekjes së dështuar të verës së kaluar për të nënshkruar me Fermin Lopez, Blutë e Londrës janë gati të hidhen në sulm për Marc Casado.

Sipas Daily Briefing , Chelsea thuhet se po përgatit një ofertë prej rreth 35 milionë eurosh për të bindur Blaugranët që të lënë të lirë mesfushorin e talentuar.

Gjithsesi, misioni për të afruar 22 vjeçarin duket i vështirë, pasi Barcelona i vlerëson në maksimum futbollistët e rinj. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb