Kanë nisur homazhet në dner të gjyqtarit të ndjerë Astrit kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën ne gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi.

“Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare e papranueshme. Siguria është në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, tha ai.

NGJARJA:

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por Banush Koxha, me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.
Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkamb që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Njëkohësisht, pas këtij veprimi, autori i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve Rakip dhe Ervis Kurtaj duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autori ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit nëpunësit gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb