Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, z. Eric Adams.
Në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë, Adams ka sqaruar arsyen e vizitës së tij në Tiranë, çështje që sipas tij ka ngjallur spekulime të shumta.
“Jemi angazhuar për të folur se si mund të krijojmë një marrëdhënie simbiotike, edhe në tregti me produkte që prodhohen këtu apo atje.
Dua të ftoj të rinjtë tuaj të vizitojnë Amerikën dhe të rinjtë amerikanë të vizitojnë Shqipërinë.
Duhet të jemi bashkë të përballojmë sfidat globale. Nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar por ndajmë të gjithë të njëjtin fat.
Ka pasur shumë spekulime pse jam këtu, jam për të përshëndetur e mësuar nga një mik, e për të forcuar një miqësi që nuk na lejon të kemi ndasi.
Do të mësojmë nga njëri-tjetri. Faleminderit miku im që më bëtë të mundur të jem këtu”, tha ai.
