Pamje dramatike janë filmuar nga kamerat e sigurisë në qytetin e Lavrionit kur një ballkon i një ndërtese dykatëshe u shemb, duke rënë në rrugë. Ngjarja shkaktoi panik, ndërsa një grua ka arritur që të shpëtojë mrekullisht, pasi ishte duke kaluar rrugën.

Ishte pak pas orës 3 të pasdites të së martës kur një copë e parapetit ra në ballkon dhe për shkak të peshës së saj, gjithçka u shkatërrua, duke përfunduar në rrugë.

Në video shihet ballkoni duke u shembur dhe duke rënë pranë një gruaje. Kjo e fundit i ka shpëtuar mrekullisht grumbujve dhe masës së madhe të betonit që përfundoi përtokë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: