Jordi Alba vendosi që të largohej nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

Lionel Messi, shoku i tij i vjetër i ekipit, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka përshendetur Alba-n.

“Faleminderit, Jordi. Do të më mungosh shumë. Pas gjithçka-je që kemi përjetuar bashkë, do të jetë e çuditshme të shoh në të majtë dhe të mos të shoh aty…

është e pabesueshme sa shumë asistime më ke dhënë ndër vite… kush do ma pasojë topin tani?”, shkroi Messi. Aktualisht, të dy lojtarët janë pjesë e Inter Miamit në MLS, ndërsa më herët kanë luajtur bashkë te Barcelona.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb