Vihet në pranga një 19 vjeçar, i cili ndihmonte emigrantë nga vendet e Treta, të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës.

Shtetasi i identifikuar me inicialet V.T është arrestuar në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, ndërkohë që ai ishte duke transportuar në automjetin e tij 4 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi.

Ndërkaq, Policia e Shkodrës ka sekuestruar automjetin dhe celularin e 19-vjeçarit.

Nga hetimet janë zbuluar se ky shtetas ndihmonte emigrantët nga vendet e Treta që të kalonin në mënyrë të kundërligjshme drejt kufijve të Greqisë dhe Malit të Zi, kundrejt pagesës 400 euro për person.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimarie si dhe për identifikimin e ndonjë bashkëpuntori të mundshëm të përfshirë.

Për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb