Pas largimit të Garcias, Flamurtari ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi vlonjat ka nënshkruar së fundmi, me Francesco Moriero. Lajmi është bërë i ditur, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi:

Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë. ⚽
Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit.
Bashkë drejt objektivave të mëdha.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb