E vetmja deklaratë ekzekutive e planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës do të jetë ajo e kryeministrit në largim Sebastien Lecornu, në fund të ”misionit” të tij të fundit të dëshpëruar për të kërkuar një kompromis qeveritar, deklaruan zyrtarë që shoqërojnë presidentin francez, Emmanuel Macron.

Mesa duket, kreu i shtetit francez nuk ka ndërmend të lëshojë një deklaratë ditën e mërkurë, as për të emëruar një kryeministër të ri.

“Jemi shumë të bindur për metodën. Sebastien Lecornu do t’i raportojë së pari presidentit, pastaj popullit francez në orën 20:00 për atë që ka arritur ose nuk ka arritur”, shpjeguan ata.

Nëse ky është rezultati i vendosur nga Emmanuel Macron, atëherë nuk do të ketë një emërim të një kryeministri të ri, para së enjtes. Për më shumë pritet që Macron të hap konsultime të reja ose të shpërndajë Asamblenë Kombëtare.

Ditën e enjte në orën 19:00, presidenti i Francës do të kryesojë ceremoninë e hyrjes së Robert Badinter në Pantheon, duke u bërë pengesë shefit të shtetit, që t’i drejtohet publikut francez gjatë një fjalimi të mundshëm në mbrëmje.

Megjithatë, nëse ai vendos të emërojë një kryeministër ose të riemërojë Sebastien Lecornu, ai do të jetë në gjendje ta bëjë këtë në një njoftim për shtyp të enjten në mëngjes./ATSH

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb