Nuk është sekret që Borussia Dortmund dëshiron të sigurojë Nico Schlotterbeck me një kontratë të re afatgjatë, që zgjat përtej vitit 2027. Klubi e sheh lojtarin si një nga më të mirët dhe është gati t’i rinovojë kontratën.

Sipas Sport Bild, verdhezinjtë kanë paraqitur ofertën e tyre të parë zyrtare për të bindur mbrojtësin qendror. Schlotterbeck-ut i është ofruar një marrëveshje e vlefshme deri në vitin 2030, me një rritje të ndjeshme të pagës. Rroga e tij në fakt do të shkonte nga 2.5 milionë, në të paktën 8 milionë euro në sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb