Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit “Memorial” në Fier.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes “dhe një “Toyota”. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Dy persona kanë mbetur të lënduar, dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb