Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Oponencë” në News24, duke hedhur dritë mbi një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare: grabitjen dhe përqendrimin e tokave në duart e atry1e që nuk u takojnë ligjërisht.
Prençi ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj politikanëve, drejtuesve vendorë dhe grupeve të lidhura me interesat kriminale, të cilët sipas tij, kanë përvetësuar sipërfaqe të mëdha toke në mënyrë të paligjshme.
“Kush i ka këto tokat e mëdha? Këto tokat e mëdha i disponojnë politikanët, kryebashkiakët dhe grupet kriminale që pastrojnë para në ndërtim. Më së shumti, baronët e naftës të Bankers, që kanë përqindjen më të madhe të ndërtimeve në Tiranë,” u shpreh Prençi.
“Nuk kemi pse habitemi kush i ka marrë pronat e shqiptarëve dhe pse vuajnë në dyert e gjykatave qytetarët,” shtoi ai.
