Duke folur për arsyet që çuan në krimin në sallën e gjyqit ku mbeti i vrarë gjykatësi Astrit Kalaja, eksperti i sigurisë Shemsi Prençi u shpreh se politika është një nga fajtoret e përplasjes së gjyqtarëve me qytetarët.

Ai tha se duhet të vijë një ditë që të ndodhë një reagim si në Nepal ku në mos shoqëria civile, të jenë studentët që duhet të udhëheqin protestat kundër qeveritarëve të korruptuar.

Shemsi Prençi: Më pëlqen reagimi i Nepalit, shoqëria civile duhet një ditë të bukur t’i kundërvihet politikës. Nëse s’ka shoqëri, të ngrihen studentët.

E patë në 2018 në ca situate e vunë studentët kryeministrin? U bë udhëheqës i protestës po kësaj here studentët të mos mashtrohen.

Para 12 vitesh, kur u bë rrotacioni politik, Shqipëria kishte 800 mijë shqiptarë më shumë se sot.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb