Eksperti i Sigurisë Shemsi Prençi ka dhënë një deklaratë të fortë në “Oponencë” për lidhjet e zyrtarëve të lartë të policisë me grupet kriminale.
Një prej tyre, tha Prençi, është drejtori aktual i policisë, emri i të cilit u përmend që ditën e parë kur u emërua, Ilir Proda, të cilit SPAK i ka bllokuar telefonin.
“Edhe pse u munduan ta largojnë nga boshti, e diktuan ata njerëz që kishin dhënë kontribute për pushtetin.
Po të mi kërkojë prokuroria kam prova. Se ajo ka ca prova për kupolën e Policisë së Shtetit ndaj i ka gjysëm të marrë peng i mban për kapistre”, tha Prençi.
Shemsi Prençi: Emri i drejtorit të sotëm që u përmend ditën e parë ai u bë drejtor policie se kishte dalë nga grupet e forta. Edhe pse u munduan ta largojnë nga boshti, e diktuan ata njerëz që kishin dhënë contribute për pushtetint.
Po të mi kërkojë prokuroria kam prova. Se ajo ka ca prova për kupolën e Policisë së Shtetit ndaj i ka gjysëm të marrë peng i mban për kapistre.
Ju e dini që drejtori i përgjithshëm mbahet për kapistre nga SPAK, se e ka telefonin e bllokuar, 2 nga drejtorët e departamenteve i kanë telefonat e bllokuar.
