Në Tiranë po zhvillohet Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, një ngjarje e rëndësishme që mbledh ekspertë dhe përfaqësues të lartë të aleancës për të diskutuar sfidat dhe risitë në fushën e sigurisë digjitale.

Gjatë fjalës së tij në hapje të konferencës, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e parandalimit në fushën e sigurisë kibernetike, duke nënvizuar se qeveritë shpesh gjykohen për gabimet që bëjnë, por jo për rreziqet që arrijnë të shmangin.

Rama tha se vendi ynë ishte shënjestër e sulmeve kibernetike çdo 3 minuta, por se janë shmangur duke nënvizuar se në vitin e fundit vetë 48 prej tyre kanë lënë gjurmë.

Edi Rama: Qeveritë marrin meritën ose fajin për ato që gabojnë apo bëjnë siç duhet, por nuk marrin kurrë meritë për atë që parandalojnë të ndodhë. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë që parandalojnë, mendoj që qytetarët do të kishin një mendim më të mirë për ta. Pikërisht kështu edhe për hapësirën kibernetike.
Ne na u desh të përballeshim dhe e pamë veten në mes të një sulmi shumë të gjerë kibernetik që synoi infrastrukturën tonë digjitale për të cilin jemi krenar.

Kemi sulme kibernetike çdo 3 minuta por i përballojmë. Vetëm 48 prej tyre lanë gjurmë në vitin e fundit. E them me bindje se jemi mes të mirëve dhe të parëve që kombinuar AI me mbrojtjen kibernetike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb