Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka adresuar në Kuvend shqetësimet në lidhje me vlerësimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.

Ai ka sqaruar se teksti është nxjerrë nga konteksti, ndërsa nuk ka qenë aspak qëllimi i figurës së hoxhës. Sipas tij teksti ka qenë thjeshtë informativ.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhjen edhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar pavarësisht qëllimit të thjeshtë të këtij materiali, pa pasur parasysh të mbrojë apo të vlerësojë ndonjë figurë të veçantë, aq më tepër për Enver Hoxhën i cili është përmendur vetëm për shkak të vitit të lindjes…Teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë, por me sa rezultoi nga shërbimet përkatëse nuk është mbajtur siç duhet teksti. Mënyra e prezantimi të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim. Ajo periudhë nuk duhet kujtuar në mënyrë të kujdesshme…I kam kërkuar institutit parlamentar një rishikim të plotë të procedurave të brendshme të bibliotekës së Kuvendit për t’u siguruar që materialet e ardhshme të shoqërohen me kontekst të qartë historik”, tha Peleshi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb