Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu kthye Peleshit për sqarimin për diktatorin Enver Hoxha.
“Kush e pengoi kryetarin e Parlamentit të hapë kuvendin me një përshëndetje për marrëveshjen e Paqes Izrael-Hamas? Kush e pengoi kreun e krimit? Janë 20 pengje që lirohen.
Po e përshëndesin të tjerët, kurse ne i bëjmë gjyqin atij që e propozoi. Ti e hape seancen parlamentare me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Ramës.
Nuk është gabim i librarisë, por ka një ligj. Është një ligj që dënon propagandën për diktaturën e Enver Hoxhës. Si mund të futet ai në Kuvend? Po të futej Hiteli në Bundestag? Çfarë do të ndodhte? Në prill të 1991, samiti i IDU-së e ka quajtur Hitler Enver Hoxhën. Si mund të futet ai?”, tha Berisha.
