Ministri i Drejtësisë Besart Lamallari ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj demokratëve në Kuvend.

Ai është “përplasur” me opozitën duke i akuzuar se po bëjnë politikë me vrasjen e gjykatësit Astrit Lamallari në Gjykatën e Apelit tre ditë më parë.

Besart Lamallari: Të bësh politikë me një rast të tillë tragjik, të kapitalizosh politikisht mbi vrasjet mbi kufomën është e rëndë akoma nuk janë bërë të 7-at. Keni përgjegjësi ndaj gjuhës denigruese për prokurorët dhe gjykatës

Nga daljet në ballkon e deri ë çdo të hënë me Altin Dumanin dhe SPAKA-UN. Keni qenë këtu gjithë kohës dhe keni ofenduar Prokuroren e Përgjithshme, keni anatemiar ambasadoren e SHAB dhe BE vetëm se mbështet reformën në drejtësi. Keni gojë të flisni. Skeni turp, shqiptarët e dinë ndaj ju votuan aq sa ju votuan. Mos ngjallni gjuhën e urrejtjes se ajo lind vetëm urrejtje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb