Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka me pretendimin se ka fyer ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Seanca e sotme e Kuvendit vijoi me akuza të ndërsjella mes mazhorancës e opozitës dhe momente tensioni mes palëve.

Balla kërkoi 5 minuta pushim që të merren masa ndaj tij, i cili duhet sipas tij t’i kërkojë falje ministrit. Balla tha se Noka i ishte drejtuar ministrit me fjalët “O idiot”.

“Dëgjova një këtu që kulturën e ka me klering. I bërtiste ministrit “o idiot”. Ky njeri këtu nuk ka vend. Ky njeri ose e tërheq mbrapsht atë që tha ose kërkoj 5 minuta pushim dhe ai zotëria të dalë jashtë”, tha ai.

Pas fjalës së Ballës, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb