Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se Artur Shehu, një nga krerët e karteleve më të rrezikshme të drogës sipas tij, ka përfituar nga qeveria leje ndërtimi.

Ai u shpreh se pronat e Shehut përdoren nga kryeministri në takime elektorale, ndërsa shtoi se ky perosn ka qenë i pranishëm në takimin në Aruba.

“Kush është pronari i kompanisë që me firmë të Ramës ka marrë leje ndërtimi në një zonë ku vetë kjo qeveri kishte deklaruar se nuk do të kishte ndërtime.
Artur Shehu, njeriun që ka takuar përfaqësuesin e Ramës në Aruba për të pastruar para.
Ka bërë pistë madhore të futjes në det. Është i vetmi ndërtim që prish rregullin. Në çdo takim elektoral ku i pranishëm është Rama, bëhen në ndërtimin e Artur Shehut. Ka ndërtuar 2 pishina olimpike me paratë publike dhe kërkon 20 euro për hyrje, në vend që t’i shfrytëzojnë
Ka pajisur me leje ndërtimi kreun e një nga kartelet më të rrezikshme të drogës, në kërkim në disa shtete”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb