Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka konfirmuar sërish se nuk do të ketë një Super Champions në stilin e Superligës. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të EFC-së në Romë, Ceferin theksoi se UEFA nuk do të krijojë një kompeticion të dytë për 12 klube dhe se evropianët janë ata që përcaktojnë standardet për futbollin botëror.

“UEFA dëshiron që ëndrra të vazhdojë. Do të bëjmë gjithçka që futbolli i klubeve tona të jetë inkluziv dhe që të gjithë të kenë mundësinë të fitojnë në kompeticionet më të mira. Futbolli nuk është vetëm një çështje bilancesh. Nuk është vetëm argëtim. Është jeta në komunitetet tona.”. Ai përmendi gjithashtu rëndësinë e futbollit si një faktor bashkimi në periudha krize dhe theksoi se UEFA do të vazhdojë të promovojë një futboll inkluziv për të gjithë.

Në lidhje me formatin e ri të Ligës së Kampionëve, Ceferin vlerësoi suksesin e tij, duke nënvizuar rekordet e të ardhurave të gjeneruara. Megjithatë, shqetësimi i klubeve më të vogla, përfshirë ato të Serie A, po rritet për shkak të rritjes së hendekut me klubet më të mëdha të Evropës, duke krijuar frikën se pesha e kampionateve kombëtare mund të ulet gjithnjë e më shumë. Kujtojmë që ky është vetëm sezoni i dytë në të cilën aplikohet formula e re e Uefa Champions League, një formulë për të cilin janë ngritur shumë pikëpyetje, por njëkohësisht ka marrë edhe përkrahjen e shumë sportdashësve anembanë rruzullit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: