Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka akuzuar ministren e Brendshme, Albana Koçiu që nuk mban përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Këllici tha se Koçiu shkarkoi zv.ministrin e brendshëm për arsye se piu duhan, ndersa sipas tij, nuk mban përgjegjësi për masakrën në Apel.
Këlliçi: Është absurde kjo që bëni. Ndërkohë që kaloni në lugë, çdo fjalë të opozitës nuk dëgjoni fyerjet e ministër së brendshme dhe mishëron propagandën e tyre. Dhe shiko që një ministër e hoqi pse piu duhan. E njëjta ministre e brendshme refuzon të marrë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë gjyqi.
