Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur zbatimin e sanksioneve ndaj kompanisë së industrisë së naftës së Serbisë, NIS (Naftna Industrija Srbije). Këto masa ndëshkuese u vendosën më 10 janar, për shkak të lidhjeve pronësore të NIS-it me kompaninë shtetërore ruse Gazprom Neft, në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar të ardhurat e Rusisë nga sektori energjetik që mund të përdoren për luftën në Ukrainë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi vendimin si “lajm jashtëzakonisht të keq” për vendin e tij. “Që nga ora 6 e mëngjesit, sanksionet kanë hyrë në fuqi. Pasojat do të jenë të rënda për Serbinë, në të gjitha aspektet – politik, ekonomik, social dhe të tjera”, deklaroi ai.

Përmes një komunikate, kompania NIS theksoi se prioritetet e saj mbeten të pandryshuara: furnizimi i rregullt i tregut vendas me produkte të naftës dhe ruajtja e stabilitetit social të punonjësve. “NIS-i ka siguruar sasi të mjaftueshme të naftës për përpunim, ndërsa furnizimi i pompave të karburanteve vazhdon normalisht me të gjitha llojet e produkteve të naftës”, thuhet në deklaratë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: