Bashkë me trajnerin Foda, në konferencë para Sllovenisë, u shfaq edhe portieri Aro Muric.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjen time. Nesër pres fitore, do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen. Nëse kthehemi në kohë, atëherë gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar shumë”.

“Kemi futbollistë në liga më të mirë, në formë më të mirë. Dallimi është dukshëm më i madh dhe shpresoj që nesër ta shfaqim këtë”.

 

“Gjithmonë ndihem rehat të luaj me bashkëlojtarët, me ata që kanë luajtur para neve. Paraqitja varet prej ditës, disa ditë kanë qenë në formë më të mirë dhe e kanë bërë më të lehtë punën, disa herë tjera jo”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb