Avokat Alban Duraj në një lidhje me Log ka shpjeguar se çfarë pritet të ndodhë pas pezullimit të dekretit të presidentit të Republikës për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë.

Duraj tha se sipas vendimit të Kushtetueses, pezullohen të gjitha aktivitetet zgjedhore.

“Ky vendim duhet të respektohet nga KQZ dhe ky komision duhet të ndërpresë të gjithë procedurat, pra sa i takon zhvillimeve të zgjedhjeve në Tiranë ndërpriten të gjtha procedurat nga KQZ”, tha avokat Alban Duraj.

Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese nuk i jep të drejtë ankimimit të Erion Veliajt, duhet që presidenti i Republikës të shpallë dekret të ri

Alban Duraj: Nga vetë vendimarrja, do ti referohemi dispozitës, gjykata përvecse bën një hyrje të rrethamave, në fund thotë se pezullohen të gjitha aktivitetet zgjedhore.

Ky vendim duhet të respektohet nga KQZ dhe ky komision duhet të ndërpresë të gjithë procedurat, pra sa i takon zhvillimeve të zgjedhjeve në Tiranë ndërpriten të gjtha procedurat nga KQZ.

Dekreti i presidentit Begaj në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikën na ka çuditur, në momentin që ushtron ankimim brenda 15 ditëve, pezullohet cdo procedurë të mëtejshme. Juristët e presidentit në mënyrë të verbër.

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk i jep të drejtë ankimimit të Erion Veliajt, duhet që presidenti I republikës të shpallë dekret të ri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb