Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit e shpallur dje është faza e parë e planit të paqes prej 20 pikash të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, me disa çështje që ende duhen zgjidhur.

Në këtë fazë të parë pritet të ndodhin këto:

1. Armëpushimi në Gaza: Pritet të hyjë në fuqi të shtunën në mëngjes, 24 orë pasi marrëveshja të miratohet nga qeveria izraelite.

2. Tërheqja e trupave izraelite: Trupat izraelite do të tërhiqen në një vijë që u jep atyre kontrollin e 53% të Rripit të Gazës, sipas një zëdhënësi të zyrës së kryeministrit izraelit. Kjo është e para nga tre fazat e tërheqjes të parashikuara në planin e Trump.

3. Lirimi i pengjeve dhe të burgosurve: Do të fillojë lirimi i pengjeve izraelite – të vdekur dhe të gjallë – të mbajtura nga Hamasi, i ndjekur nga lirimi i të burgosurve palestinezë që vuajnë dënime të përjetshme në burgjet izraelite, si dhe i të burgosurve nga Gaza.

4. Ndihma Ushtarake Amerikane: Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë deri në 200 trupa që ndodhen tashmë në Lindjen e Mesme në Izrael për të koordinuar një forcë shumëkombëshe për të mbikëqyrur armëpushimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb