Edmond Spaho ka kundërshtuar vendimin e marrë nga Partia Demokratike për të mos dalë në asnjë studio televizive për t’u përballur me analistë, në rast se përballë tyre nuk qendrojnë përfaqësuesit e mazhorancës.

Ky vendim u bë i ditur nga kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat dy ditë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho shkruan se opozita të vetmen armë të saj ka fjalën dhe ata që përfitojnë nga ky vendim nuk janë ata, por mazhoranca.

“Nëse opozita nuk flet, maxhoranca i bie qemanes e gëzuar”, shkruan Spaho.

Postimi i plotë:
Qofsha i gabuar, por ne lidhje me vendimin e opozites per te mos dale ne debat me analistet e politizuar, sa kohe qe ne debat nuk vine perfaqesuesit e maxhorances, mendoj se:
Opozita duhet te dale dhe perballet ne cdo stacion televiziv dhe me cdo analist plehre.
Opozita fjalen ka. Ne Kuvend nuk e lene te flase, ne stacione televizive nuk dalim. Atehere ku do flase opozita dhe shpjegoje vehten?
Opozita ka avantazhin e kauzes, faktet dhe mbeshtetjen e qytetareve.
Mendoni se nese ne debat jane perfaqesuesit e qeverise, ata do sillen ndryshe nga analistet e tyre?
Po pse mos dalim ne ne debat dhe te shpjegojme qendrimet tona kur cdo gje e kemi ne avantazh ndaj nje qeverie te kalbur?
A trembemi ne nga analistet e politizuar apo jemi te paafte tu pergjigjemi dhemb per dhemb?
Mos dalja ne emisione televizive nga opozita me ciletdo pjesmarres per te demaskuar maxhorancen, eshte vecse ne interes te maxhorances. Ne se opozita nuk flet maxhoranca i bie qemanes e gezuar.
Me vjen keq te them qe debatit i shmangen ata qe kane frike, sikurse jane perfaqesuesit e qeverise, si dhe ata qe jane lodhur nga betejat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb