Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në kolaps. Ajo thekon se shqiptarët e kanë humbur besimin te drejtësia dhe se 90 përqind e tyre nuk marrin shërbim.
Po ashtu ajo theksoi se goditje ishte dhe harta e re e ndarjes së gjyqësorit.
DEKLARATA
🛑 Sistemi i drejtësisë në kolaps!
Shqiptarët e kanë humbur besimin te drejtësia sepse ajo nuk funksionon. Sot, mbi 90% e qytetarëve nuk arrijnë të marrin shërbim nga sistemi gjyqësor.
Është alarmante që disa vite pas fillimit të reformës në drejtësi, nuk kemi ende një sistem funksional, që t’i shërbejë qytetarit.
❌ Harta e re gjyqësore – dështim i paralajmëruar:
Që në fillim e kemi kundërshtuar këtë hartë. Ajo jo vetëm nuk zgjidhi problemet, por i thelloi ato. Sot, kemi:
📌 Mbyllje masive të gjykatave – 18 gjykata të mbyllura në total, përfshirë edhe të Apelit në rrethe.
📌 Dosjet e Apelit janë përqendruar në një gjykatë të vetme në Tiranë.
📌 Nuk u mor asnjë masë për infrastrukturën apo për shtimin e gjyqtarëve.
⚖️ Sa gjyqtarë kemi për çdo 100 mijë banorë?
🇦🇱 Shqipëria: 9.8
🇽🇰 Kosova: 24.1
🇲🇰 Maqedonia: 22.3
🇧🇦 Bosnje: 29.0
🇲🇪 Mali i Zi: 42.4
🇷🇸 Serbia: 39.1
🇪🇺 Mesatarja europiane: 21.9
⛔ Jemi në fund të listës në Europë dhe rajon!
🗂️ Stoku i dosjeve – rekord negativ:
• 200,000 çështje janë në pritje për t’u shqyrtuar nga vetëm 267 gjyqtarë.
• Një proces mund të zgjasë deri 12–15 vjet për të kaluar tri shkallët.
💸 Dëmi: 39 MILIONË € në 9 vite për Shqipërinë nga gjykata e Strasbugut
Për:
– Shkelje të të drejtave të njeriut
– Zvarritje procesesh
– Moszbatim vendimesh
– Shkelje të të drejtës së pronës
Kjo është drejtësia që i mohohet qytetarit të zakonshëm, që shpesh ndërron jetë pa marrë drejtësi.
🔚 Reforma në drejtësi nuk e arriti qëllimin e saj: një drejtësi të shpejtë, të drejtë dhe me integritet.
Para së gjithash, duhen të kuptojmë shkaqet që kanë sjellë këtë situatë kolapsi në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që ta zgjidhim për ta vënë atë në shërbim të qytetarëve.
