Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në një komunikim për mediat ka deklaruara se më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet në 5 bashki të vendit, përveç Tiranës, vendim ky i marrë nga Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme.

I pyetur në lidhje me skenarët e mundshëm në rast se Kushtetuesja më 31 tetor vendos shpalljen të vlefshëm të dekretit të presidentit Bajram Begaj edhe për Tiranën, Celibashi u shpreh se ky kjo është diçka që mbetet për t’u parë në kohën që diçka e tillë bëhet realitet.

Ilirjan Celibashi: Se çdo të ndodhë nëse GJK merr një vendim apo një tjetër këtë nuk dua ta them se ndryshe do isha një komentator. Si kreu i KQZ vlen të them: GJK ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje, në çdo lloj versioni qoftë KQZ qoftë Këshilli i Ministrave apo Presidenti, do të shohin nëse do të ketë vend apo jo për të ndërmarrë ndonjë veprim të caktuar. Nuk preferoj të flas ç’duhet të bëhej në një situatë hipotetike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb