Reperi i njohur amerikan Offset, me emrin e vërtetë Kiari Cephus, ka folur hapur për herë të parë mbi prapaskenat e ndarjes nga bashkëshortja e tij, Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, This Is Keke Palmer”, 33-vjeçari pranoi se gabimet dhe tradhtia e tij ishin ndër arsyet kryesore që çuan në përfundimin e martesës shtatëvjeçare të çiftit.

Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë. Bëra shumë gabime. Ka shumë gjëra që i bëra gabim, dhe ajo gjithashtu bëri gabime, – u shpreh reperi, duke shtuar se përjetimi i ndarjes nën sytë e publikut e ka bërë procesin shumë më të vështirë emocionalisht.

Offset pranoi hapur se kishte marrë “vendime të këqija si burrë”, përfshirë tradhtinë, e cila sipas tij ndikoi ndjeshëm në shkatërrimin e besimit mes tyre.
Ai rrëfeu se pas ndarjes në korrik të vitit 2024, e kuptoi se duhej të pranonte vendimin e Cardi B për t’i dhënë fund martesës.

Duhet ta kisha respektuar shumë më tepër. Mora vendime të këqija si burrë, si për shembull tradhtinë.

Megjithatë, reperi theksoi se pavarësisht ndarjes, ai dhe Cardi B mbeten të bashkuar në një aspekt: përkushtimin ndaj fëmijëve të tyre.
Ne mund të mos jemi më bashkë si çift, por do të jemi gjithmonë bashkë si prindër.

Marrëdhënia e Offset dhe Cardi B ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të luhatjeve dhe deklaratave publike të çiftit, por kjo është hera e parë që reperi pranon hapur përgjegjësinë për prishjen e martesës së tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: