Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur në seancën e djeshme në Kuvend të ministrave Albana Koçiu dhe Besart Lamallari.

Ai u shpreh se skema e përdorur dje nga socialistët, ishte e njejtë si ajo që u përdor në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha i quajti ministrat “trushpëlarë” kur ndërkohë që diskutohej vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ministrat përdornin një gjuhë sipas tij të pa përshtatshme.

Sali Berisha; Koçiu dhe Lamallari me gjuhë secili më të shthurur se tjetri, e patë agresivitetin e tyre? Imagjinoni sikur ata e kishin mbrojtur gjykatësit dhe ai ishte i gjallë sot. Këta janë qenie njerëzore trushplarë që nuk kanë standarde morale dhe njerëzie.
Në Kuvend diskutohej se u vra një gjyqtar që u la pa mbrojtje. Ata përsëritën të njëjtën skenë që përsëritën për vrasjen e Martin Canit, Ju kujtohet Lubia me korbën e covidit që qeshnin kur ne mbanim zi. Këta janë qenie të transformuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb