Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se premtimi për hapjen e partisë do të mbahet.

Një hap të rëndësishëm në këtë drejtim, Berisha ka vlerësuar vendimin për mbështetjen e kandidatit Florian Binaj në garën për kreun e ri të Bashkisë Tiranë.

Sali Berisha: Kam premtuar hapjen e partisë dhe e konsideroj shumë të drejtë atë kërkesë të qindra e mijëra demokratëve dhe mbështetësve tanë. Në këtë zgjedhje duke adaptuar këtë model me kandidatura të pavarura në bashkitë që garojnë, besojmë se bëmë një hap në drejtimin e duhur dhe kjo do të vazhdojë.

PD do bëjë gjithçka do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesin e sa më shumë shqiptarëve.

Ne po përpiqemi. Ky ishte një hap i rëndësishëm por do të bëhen edhe të tjerë. Iku koha kur PD mbrohej nga një agresion ndërkombëtar dhe kombëtar. Tani jemi në sulm.

Para shqiptarëve, Zotit dhe miqve PD ka përkushtuar se është e përkushtuar të mbrojë vlerat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: