Shqipëria do të kërkojë fitoren ndaj Serbisë, në përballjen e të shtunës në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja kuqezi ka mbërritur tashmë në Nish, aty ku edhe do të akomodohet.

Të shumta kanë qenë forcat e policisë që kanë shoqëruar delegacionin tonë, sakaq mund të thuhet se nuk ka patur ndonjë problem gjatë rrugës.

Atmosfera është mjaft e mirë, me të besuarit e Sylvinhos që besojnë te suksesi ndaj përfaqësueses serbe. Sfida luhet në orën 20.45 në Leskovac.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb