Shqipëria dhe Serbia përballen të shtunën në Leskovac, në sfidën që do shkojë për llogari të Kualifikueseve të Botërorit. Të dyja përfaqësueset janë në garë për në botëror dhe kjo sfidë mund të rezultojë vendimtare. Për këtë takim bëri analizën e tij gazetari i njohur, Lirim Zalla, i ftuar në Sport News në News 24.
“Besoj te pjesa intelektuale e tyre, por nuk besoj te pjesa ordinere e tyre. Në historinë e sportit kanë patur patriotizëm ekstrem. Janë marrë masa ekstreme që këto të mos ndodhin. Edhe vetë qeveria donte që ndeshja të mos luhej në një stadium të madh.
Në të dyja herët pas vitit 2014, patën fituan në Elbasan dhe treguam nivel të lartë kulturor. Edhe me 7 qershor në barazimin pa gola, treguam veten tonë.
Ne na ndan Kosova. Është Kosova që janë vëllezërit tanë, dhe Serbia në krahun tjetër.
Ata duhet t’i respektojnë simbolet tona. Patriotizmi ekstrem është i dënueshëm.
Kemi grup të mirë. Besoj që i kemi mundësitë për të fituar. Kam besim te lojtarët më shumë se te trajneri. Do zoti i aktivizon futbollistët që dua unë”- tha Zalla.
