Askush më mirë se Lorik Cana nuk mund të flasë për përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim ky i planifikuar të luhet në Leskovac, këtë të shtunë.

Ish-kapiteni i kombëtares, Cana, në një lidhje me Trevisa Tufën në Sport News në News24, vlerësoi rëndësinë e këtij takimi, sakaq theksoi se sfida do jetë e hapur.

“Ndeshja- Ndeshjen e parë nuk u pa ndonjë diferencë e madhe. Vërtetë ajo ndeshja e parë nuk e kishte atë tensionin, por le të shikojmë nga një aspekt tjetër.

Serbia nuk është në ditën më të vështirë, mund  të themi se s’është në ditë të mirë.

Ndeshja nesër është e hapur, 50-50. E shikoj një avantazh nga ana e tyre sepse luajnë për dy rezultate.  Ne kemi gabuar ndaj Letonisë. Sa i takon dëshirës për fitore, do jetë e njëjtë për të dyja skuadrat”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb