Babai i personazhit të famshëm Genard Hajdinit, ka ndërruar jetën ditën e sotme. Lajmin e ka konfirmuar vetë falimja e të ndjerit Paqsor Hajdinit, ku njofton humbjen e jetës në moshën 74-vjeçare.
Kujtojmë se disa javë më parë Genardi dhe Paqsori janë dhunuar në një lokal në rrugën Bardhyl, nga 40-vjeçari i dyshuar me iniciale Sh.G.
Të afërmit e përshkruajnë Paqësorin si njeri pozitiv.
Ngushëllime të shumta kanë ardhur edhe nga ndjekësit e Genardit në rrjetet sociale, të cilët kanë ndarë me të dhimbjen për këtë humbje dhe solidaritetin.
