Disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë të zhdukur pas një shpërthimi në një kompani prodhimi municionesh në Tenesi të SHBA-së.
Autoritetet lokale i janë përgjigjur ngjarjes dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarret, por për momentin qëndrojnë larg zonës për shkak të rrezikut të një shpërthimi të dy të mundshëm.
“Ne mund të konfirmojmë që kemi disa persona që kanë humbur jetën,” tha sherifi i Qarkut Humphreys, Chris Davis, në një konferencë për shtyp të premten.
Sipas burimeve, fabrika Accurate Energetic Systems, prodhon ekzplozivë ushtarakë.
Faqja e kompanisë në Facebook thotë se ajo prodhon lëndë shpërthyese dhe produkte të veçanta që furnizon Departamentin e Mbrojtjes dhe tregjet amerikane të armëve.
